0_Maqedoni.PortalKorrespondentë MKDShoqëri

Mançevski: Kartelat plastike do të jenë e kaluar, shkojmë drejt integrimit të dokumenteve

Sistemi për kartela elektronike shëndetësore nuk funksionon dhe do të hiqet, ndërsa qytetarët do të kenë mundësi të unifikuar për identifikim të tillë duke e shfrytëzuar teknologjinë, theksoi ministri Damjan Mançevski në tribunën publike për digjitalizim në Tetovë. Gjithashtu pritet edhe koordinim elektronik i institucioneve me qëllim që të mos merren dy herë të dhënat e njejta nga qytetarët.

Tetovë, 27 janar 2020 (MIA) – Sistemi për kartela elektronike shëndetësore nuk funksionon dhe do të hiqet, ndërsa qytetarët do të kenë mundësi të unifikuar për identifikim të tillë duke e shfrytëzuar teknologjinë, theksoi ministri Damjan Mançevski në tribunën publike për digjitalizim në Tetovë. Gjithashtu pritet edhe koordinim elektronik i institucioneve me qëllim që të mos merren dy herë të dhënat e njejta nga qytetarët.

“Teknologjia ka shkuar përpara që të ketë mënyrë legale dhe të sigurt përmes pajisjeve mobile të ruhen të dhënat, që të mos ketë plastika të posaçme për letërnjoftime apo legjitimime shëndetësore. Shkojmë në integrim të dokumenteve. Përmes pajisjeve mobile kjo është e mundur vetëm duhet të adaptohet sistemi. Konsideroj se do të bëhemi vend kryesues në Evropë”, theksoi Mançevski.

Nga 1500 shërbimet ekzistuese, 800 tashmë janë të kapshme në uslugi.gov.mk. Të tjerat priten të shtohen në muajt në vijim.

“Dëshirojmë të arrijmë deri te gjendja ideale, të gjitha institucionet t’i bashkangjiten Regjistrit qendror të popullatës (RQP), ndërsa kjo do të zgjasë një periudhë të caktuar kohore dhe do të duhet t’i ndryshojnë proceset. Për shembull, me RQP nuk ka nevojë të kërkohet ekstrakt i librit amë të lindjes nga asnjë institucion sepse me automatizëm, secili institucion që kërkon mund t’i marrë nga RQP. Atje në çdo 12 orë sinkronizohen të dhënat e të gjitha institucioneve dhe ato janë të uniformuara dhe nuk kemi informata të ndryshme”, tha Mançevski.

Edhe kompanitë private, si bankat dhe kompanitë e sigurimit do të kenë mundësi të marrin të dhëna digjitale me qëllim të lehtësimit të punëve administrative.

“Mu ky edhe është qëllimi i Regjistrit qendror të popullatës dhe ne krijuam edhe kushte ligjore që edhe kompanitë private t’i shfrytëzojnë të dhënat nga regjistri. Të interesuarit e parë janë bankat, kompanitë e sigurimit dhe telekom operatorët. Përfundojmë akte nënligjore dhe rregullore. Ato janë kushte teknike me të cilat ata do të mund t’i bashkangjiten regjistrit qendror të popullatës e më pas qytetarët të jenë të sigurt se të dhënat e tyre janë të sigurta. Në afat prej jo më shumë se dy muaj saktë do të caktohen kushtet që edhe kompanitë private t’i bashkangjiten regjistrit qendror të popullatës”, tha Mançevski. ab/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close