0_Sport,PortalFutbollRezultatet

Mançester Junajtedi humbi fitoren nga Sautemptoni në minutën e 96-të dhe nuk hyri në zonën e LK-së

- Mançester Junajtedi humbi fitoren nga Sautemtoni mbrëmë në ndeshjen e xhiros së 35-të të kampionatit të Anglisë. Loja përfundoi me rezultat  2:2, ndërsa mysafirët shpëtuan nga humbja me golin e Majkëll Obafemi në minutën e gjashtë të minutave shtesë.

Mançester, 14 korrik 2020 (MIA) – Mançester Junajtedi humbi fitoren nga Sautemptoni mbrëmë në ndeshjen e xhiros së 35-të të kampionatit të Anglisë. Loja përfundoi me rezultat  2:2, ndërsa mysafirët shpëtuan nga humbja me golin e Majkëll Obafemi në minutën e gjashtë të minutave shtesë.

Golin e parë për Sautemptonin e shënoi Stjuart Armstrong në minutën e 12-të. Golashënues për Mançesterin ishin Markus Rashford që shënoi në minutën e 20-të dhe Entoni Marsial në minutën e 23-të.

Mbrojtësi David de Hea e luajti ndeshjen e 400-të për Mançester Junajtedin.

Nikoqirët humbën mundësinë që të ngjiten në vendin e tretë i cili sjell pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve.

Tani Junajtedi është i pesti në Premier Ligë me 59 pikë, aq sa ka edhe i plasuari i katërt Lester. Në tre vendet e para janë Liverpuli me 93, Mançester Siti me 72 dhe Çellsi me 60 pikë. fc/

 

Таг
Back to top button
Close
Close