0_Sport,PortalFutboll

Mançester Junajted nuk planifikon ta shkarkojë Solskjerin

Bordi i Mançester Junajtedit vazhdon ta mbështesë trajnerin Ole Gunar Solskjer.

Mançester, 23 janar 2020 (MIA) – Bordi i Mançester Junajtedit vazhdon ta mbështesë trajnerin Ole Gunar Solskjer.

Mbrëmë Mançester Junajtedin e mposhti Barnli me rezultat (0:2) si nikoqir, duke e shënuar rezultatin më të keq në shekullin e 21-të sipas numrit të fituar të pikëve në 24 xhiro.

Megjithatë, bordi i klubit nuk planifikon ta shkarkojë norvegjezin 46 vjeçar, transmeton “Skaj sports”.

Pas ndeshjes me Barnlin, Solskjer deklaroi se Mançester Junajted planifikon ta përforcojë përbërjen para se të mbyllet afati i janarit.

Ekipi është në vendin e 5-të në Premier Ligë me 34 pikë, gjashtë më pak se Çellsi, i cili gjendet në vendin e katërt. fb/

Таг
Back to top button
Close
Close