BallkanBallkan.PortalSvet.Slajder

Mali i Zi: Janë shkatërruar 60,4 tonë armë dhe municion

Drejtoria për Gjendje të Jashtëzakonshme pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Malit të Zi ka shkatërruar 60,4 tonë mjete të pashpërthyera nga profile të ndryshme, të grumbulluara gjatë vitit 2018 dhe 2019.

Podgoricë, 13 gusht 2020 (MIA) – Drejtoria për Gjendje të Jashtëzakonshme pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Malit të Zi ka shkatërruar 60,4 tonë mjete të pashpërthyera nga profile të ndryshme, të grumbulluara gjatë vitit 2018 dhe 2019.

“Në këtë mënyrë Mali i Zi ka treguar se, përmes shkatërrimit të sigurt të mjeteve të pashpërthyera, i respekton kërkesat e profesionit në këtë fushë dhe e mbron shëndetin e qytetarëve dhe mjedisin e jetesës. Gjithashtu, përmes shkatërrimit të sasisë së konsiderueshme të mjeteve të pashpërthyera, konfirmohet se ekzistojnë kapacitete teknike dhe profesionale që mund t’i përgjigjen një detyre shumë të ndërlikuar dhe të rëndë”, kumtoi Ministria malazeze e Punëve të Brendshme.

Vlera e punëve të kryera është rreth 700.000 euro.

“Mbështetja financiare nga partnerët ndërkombëtarë gjithashtu tregon në besimin e potencialet dhe përpjekjet që Mali i Zi i ndërmerr për avancimin e kësaj fushe të rëndësishme”, theksohet në kumtesë. ar/ 

Back to top button
Close
Close