EvropëEvropë.Portal

Makroni nesër do ta bëjë të ditur përbërjen e qeverisë së re

Presidenti francez, Emanuel Makron nesër do ta prezantojë përbërjen e qeverisë së re, deklaruan burime të afërta nga shefi i shtetit.

Paris, 5 korrik 2020 (MIA) – Presidenti francez, Emanuel Makron nesër do ta prezantojë përbërjen e qeverisë së re, deklaruan burime të afërta nga shefi i shtetit.

Para dy ditësh, kryeministri francez Eduar Filip dha dorëheqje, ndërsa Makroni në vend të tij e emëroi Zhan Kasteksin.

Makron dhe Kasteks sot do të mbajnë takim në Pallatin e Eliseut, ku do të diskutojnë për përbërjen e re të kabinetit qeveritar.

“Në këtë fazë është paraparë strukturë e rreth 20 ministrave, ndërsa zëvendësit e tyre do të emërohen më vonë”, thonë burime anonime. fab

Таг
Back to top button
Close
Close