EvropëEvropë.PortalKorrespondentë Botë

Makron: Vaksina kundër Kovid-19 do të jetë e mirë publike, nuk do t’i takojë askujt

Konferenca e donatorëve e organizuar nga Bashkimi Evropian për luftë kundër koronavirusit filloi këtë pasdite, shumë vende të botës paralajmëruar miliona ndihmë financiare për gjetjen e trajtimit dhe vaksinës, njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Brukseli.

Bruksel, 4 maj 2020 (MIA) – Konferenca e donatorëve e organizuar nga Bashkimi Evropian për luftë kundër koronavirusit filloi këtë pasdite, shumë vende të botës paralajmëruar miliona ndihmë financiare për gjetjen e trajtimit dhe vaksinës, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Duke e hapur konferencën, kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, paralajmëroi se institucioni i saj do të kontribuojë me 1 miliard euro në nismën luftë kundër koronavirusit të ri.

Qëllimi fillestar i kësaj konference të donatorëve është të arrihet shumë prej 7.5 miliardë eurosh. Krerët e shteteve dhe qeveritë e vendeve të botës janë lajmëruar përmes një video- lidhje për të publikuar se me çfarë shume planifikojnë të marrin pjesë në përpjekjen globale për gjetjen e trajtimit dhe vaksinës kundër Kovid-19.

Presidenti francez, Emanuel Makron, paralajmëroi kontribut prej 1.2 miliardë eurosh dhe tha se vaksina, kur do të zhvillohet, duhet të jetë e mirë publike.

“Është e ligjshme që vendet ta mbrojnë popullatën e tyre, por ne mund ta tejkalojmë këtë vetëm së bashku, përmes bashkëpunimit në BE, midis vendeve, me organizata vertikale dhe aktorë të dëshmuar në industrinë farmaceutike. Kur vaksina të jetë e disponueshme, do të jetë një e mirë publike botërore, nuk do t’i takojë askujt, dhe ata që e shpikin atë sigurisht që do të shpërblehen”, tha Makron, duke u bërë thirrje të gjitha vendeve dhe organizatave dhe fondacioneve ndërkombëtare që të marrin pjesë.

Shumica e liderëve që u drejtuan në konferencën e donatorëve këmbëngulën në rëndësinë që vaksina të jetë në dispozicion të qytetarëve më të prekur dhe vendeve më të rrezikuara në botë, veçanërisht në kontinentin afrikan.

Për kryeministrin spanjoll Pedro Sançez, është thelbësore që kjo luftë të bazohet në drejtësi sociale, shkencë, bashkëpunim midis vendeve dhe të zvogëlohen pabarazitë.

“Duhet të dalim nga kjo pa lënë askënd pas, duhet të krijojmë struktura të përhershme që do të merren me infeksione të ardhshme. Kjo krizë ka zbuluar diçka të rëndësishme: jo vetëm që jemi të prekshëm si qenie njerëzore, por jemi më të prekshëm aq më shumë sa jemi të pabashkuar”, tha Sançez.

Bashkimi Evropian do të punojë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe organizata të tjera përkatëse shëndetësore, të tilla si Koalicioni për Gatishmëri Inovative për Sëmundjet.

Afrika do të jetë gjithashtu një përparësi kryesore në ballafaqimin me virusin, porositën liderët.

“Maratona e donatorëve”, siç e quan Komisioni Evropian, duhet të dalë me një vaksinë që mund të shpërndahet në çdo pjesë të botës për një çmim të përballueshëm. Me këtë, BE po pozicionohet edhe një herë si një forcë që beson mbi të gjitha në një qasje shumëpalëshe ndaj sfidave.

Në apelin e BE-së u përgjigjen të gjitha vendet më të mëdha në gjithë botë, por edhe më të vogla, me përjashtim të SHBA-së dhe Rusisë.

Nga Ballkani Perëndimor mori pjesë vetëm Serbia, kryeministrja Ana Bërnabiq e falënderoi BE-në për ndihmën e vendit të saj dhe paralajmëroi se Serbia do të kontribuojë me 2 milionë euro në këtë iniciativë, një milion për zhvillimin e vaksinës dhe një milion për Organizatën Botërore të Shëndetësisë për t’i forcuar sistemet shëndetësore në të gjithë botën, deklaroi Brnabiq. ls/shk/

Таг
Back to top button
Close
Close