EvropëEvropë.PortalKorrespondentë Botë

Makron: Reforma pensionale është “historike për Francën”

Presidenti i Francës, Emanuell Makron, e vlerësoi reformën e sistemit pensional si “historike për vendin”, njofton korrespondenti i MIA-s.

Paris, 13 dhjetor 2019 (MIA) – Presidenti i Francës, Emanuell Makron, e vlerësoi reformën e sistemit pensional si “historike për vendin”, njofton korrespondenti i MIA-s.

Presidenti Makron, vlerësimin e tij e dha në margjinat e Samitit të Bashkimit Evropian, në Bruksel, pasi që mbrëmë refuzoi të përgjigjet në pyetje të gazetarëve rreth kësaj çështje.

“Kjo është reformë historike për vendin. Historike për rivendosjen e shtetit mbrojtës nga shekulli 21. Edhe në këtë moment vlerësoj se është më volitshme, do të flas nga Parisi”, theksoi Makron.

Ndryshe, greva në Francë, vazhdon edhe pse numri i grevistëve është zvogëluar, ndërsa situata në komunikacion nuk është përmirësuar. Më tepër sindikata, tashmë të gjitha pa përjashtim, bën thirrje për mobilizim kombëtar, të caktuar për të martën e ardhshme. oxh/

 

Таг
Back to top button
Close
Close