
Paris, 28 mars 2020 (MIA) –Presidenti francez Emanuel Makron në intervistë për gazetat ditore italiane citoi se nuk është vonuar reagimi i epidemisë me koronavirusin e ri, lajmëroi korrespondenti i MIA-s.
“Këtë krizë e kuptova seriozisht nga vetë fillimi, kur ajo filloi në Kinë”, deklaroi shefi i shtetit francez për gazetat italiane “Koriere de la sera”, “La Stampa” dhe “La Republika”.
Ai shtoi se në Francë janë ndërmarrë “masat më të rrepta” për një periudhë të shkurtër.
Në ndërkohë, kryeministri francez Eduard Filip paralajmëroi se masat për lëvizje të kufizuar do të vlejnë deri më 15 prill.
Franca nga fillimi i pandemisë ka regjistruar 1.995 raste të vdekjes, nga të cilat pothuajse 300 për 24 orët e fundit. tg/sa/