EvropëEvropë.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

Makron planifikon t’i anulojë zgjedhjet komunale deri në tetor

Presidenti i Francës, Emanuel Makron gjatë Këshilit të ministrave të mërkurën, e inicoi idenë për anulimin e zgjedhjeve komunale deri në tetor. Ai duhet të bisedojë për këtë me Rishar Feran dhe Zherard Larshe në drekën e sotme të punës në Pallatin e Eliseut, ndërsa kryeministri Eduar Filip do të jetë në video konferencë me liderët e opozitës, njofton korrespondenti i MIA-s.

Paris, 2 prill 2020 (MIA) – Presidenti i Francës, Emanuel Makron gjatë Këshilit të ministrave të mërkurën, e inicoi idenë për anulimin e zgjedhjeve komunale deri në tetor. Ai duhet të bisedojë për këtë me Rishar Feran dhe Zherard Larshe në drekën e sotme të punës në Pallatin e Eliseut, ndërsa kryeministri Eduar Filip do të jetë në video konferencë me liderët e opozitës, njofton korrespondenti i MIA-s.

Kriza me koronavirusin e detyroi pushtetin ekzekutiv ta anulojë raundin e dytë të zgjedhjeve komunale dhe ndërkomunale, fillimisht raundi i dytë ishte caktuar për më 21 qershor, Raporti i Këshillit shkencor, i cili pritet deri nga mesi i majit, duhet ta konfirmojë këtë vendim. Megjithatë, skenari duket se ka ndryshuar orëve të fundit. Aq shumë saqë Emanuel Makron këtë qartë e shprehu në Këshillin e ministrave këtë të mërkurë.

Sipas informacioneve në shtypin francez, presidenti i Republikës e ka shfrytëzuar këtë seancë të mbyllur për ta përmendur mundësinë e anulimit të zgjedhjeve deri në tetor. I brengosur për të mos e përsëritur fijaskon që e shoqëroi organizatën në raundin e parë, kur francezëve në të njëjtën kohë iu bë thirrje të dilnin të votojnë ndërsa ditën tjetër të qëndrojnë në shtëpi. Makron sot do të takohet me kryetarin e Kuvendit kombëtar, Rishar Feran dhe të Senatit, Zherar Larshe. Ai do ta shfrytëzojë drekën e punës për ta siguruar mbështetjen e tyre për këtë ide.

Kryeministri Eduard Filipe në të njëjtën kohë do të zhvillojë takim me liderët e opozitës në videokonferencë. Ky do të jetë takimi i katërt i organizuar në këtë format nga shefi i Qeverisë franceze. Padyshim se zgjedhjet komunale do të jenë temë e rendit të ditës në takim, ndërsa liderët e partive në mënyrë unanime u ankuan se nuk janë konsultuar për anulimin e mundshëm të zgjedhjeve në vigjilje të raundit të parë.

Me gjasë do të jetë e nevojshme tërësisht të riorganizohen zgjedhjet komunale në rreth 4.000 komuna ku në raundin e parë nuk pati fitues.

Por ky vendim nuk do të jetë pa pasoja, pasi zgjedhjet e senatorëve nuk do të mund të mbahen nëse votuesit – ndërsa ata janë përfaqësuesit e përzgjedhur lokal – nuk zgjidhen para verës. Ripërtëritja e gjysmës së përbërjes së Senatit (Dhomës së Epërme) me 178 pozita fillimisht u parashikua të votohet shtatorin e ardhshëm. shk/

Back to top button
Close
Close