EvropëEvropë.Portal

Makron nesër udhëton për në Liban

Presidenti i Francës, Emanuel Makron, do të udhëtojë nesër për në Liban për t'u takuar me të gjithë aktorët politikë, pas shpërthimit që e shkatërroi Bejrutin, me ç'rast humbën jetën të paktën njëqind persona dhe u plagosën mijëra të tjerë, njoftoi sot Pallati i Eliseut.

Paris, 5 gusht 2020 (MIA) – Presidenti i Francës, Emanuel Makron, do të udhëtojë nesër për në Liban për t’u takuar me të gjithë aktorët politikë, pas shpërthimit që e shkatërroi Bejrutin, me ç’rast humbën jetën të paktën njëqind persona dhe u plagosën mijëra të tjerë, njoftoi sot Pallati i Eliseut.

Është parashikuar që Makron të takohet me presidentin dhe kryeministrin libanez Mishel Aun dhe Hasan Diab.

Një komunikatën e Pallatit të Eliseut theksohet se Franca tashmë ka dërguar ekuipazhe, pajisje dhe ndihmë në Liban. Nga Marseja është dërguar edhe pajisje e urgjencës dhe një ekuipazh mjekësor prej nëntë personave.

“Tre aeroplanë do të fluturojnë për në Bejrut sot, një nga Marseja me ekip mjekësor, një nga aeroporti Ruasi i Parisit me 25 ton pajisje dhe ekipe sigurie nga Ministria e Punëve të Brendshme”, deklaroi  ministri i Jashtëm francez Zhan Iv le Drian.

Ai shtoi se Franca në ditët në vijim do të marrë iniciativën për mobilizimin e ndihmës ndërkombëtare, veçanërisht në nivelin evropian.

“Është e rëndësishme tani të tregohet solidaritet ndërkombëtar”, theksoi Drian. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close