EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Makron në takim me Merkelin në vigjilje të samitit të BE-së

Presidenti francez Emanuel Makron do të vizitojë këtë pasdite kancelaren gjermane Angela Merkel përpara bisedimeve kyçe të BE-së nga  mesi i korrikut për fondin e rimëkëmbjes nga koronavirusi dhe për buxhetin shumëvjeçar.

Paris, 29 qershor 2020 (MIA) – Presidenti francez Emanuel Makron do të vizitojë këtë pasdite kancelaren gjermane Angela Merkel përpara bisedimeve kyçe të BE-së nga  mesi i korrikut për fondin e rimëkëmbjes nga koronavirusi dhe për buxhetin shumëvjeçar.

Franca dhe Gjermania, si dhe vendet jugore, të cilat janë më të goditura nga virusi, e mbështesin propozimin e Komisionit Evropian për krijimin e një fondi për rimëkëmbje që përfshin 500 miliardë euro në transferime buxhetore dhe 250 miliardë në hua.

Por, grupi i quajtur “katërshja kursimore” – Austria, Danimarka, Holanda dhe Suedia – i kundërshtojnë kreditë e mëdha pa ndonjë kusht reformues.

Një burim nga Pallati i Eliseut komunikoi javën e kaluar se Franca ishte optimiste dhe e vendosur për këtë. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close