EvropëEvropë.Portal

Makron: Me vendosmëri kundër urrejtjes dhe jotolerancës

- Presidenti francez Emanuel Makron deklaroi sot se vendi i tij është i vendosur që të luftojë kundër urrejtjes dhe jotolerancës të cilat kontribuojnë për ngritjen e antisemitizmit në Francë.

Jerusalem, 23 janar 2020 (MIA) – Presidenti francez Emanuel Makron deklaroi sot se vendi i tij është i vendosur që të luftojë kundër urrejtjes dhe jotolerancës të cilat kontribuojnë për ngritjen e antisemitizmit në Francë.

Makroni është një nga dhjetë liderët botërorë të cilët morën pjesë në ceremonitë në Qendrën Përkujtimore Jad Shvashad në Jerusalem për shkak të shënimit të 75-vjetorit të çlirimit të kampit Aushvic.

“Hija e errët e antisemitizmit ka lindur përsëri. Antisemitizmi u kthye”, tha Makroni, i cili sot u takua me të mbijetuarit nga Holokausti.

Ai theksoi se në atë luftë nuk do të fitojë antisemitizmi dhe se “vendosmëria e tij që të veprojë kundër këtij fenomeni është e plotë”.

Ai theksoi se në atë luftë nuk do të fitojë antisemitizmi dhe se “vendosmëria e tij të veprojë kundër këtij fenomeni është e plotë”.

Emanuel Makroni paraprakisht u takua me të mbijetuarit nga Holokausti me prejardhje franceze në qendrën përkujtimore, e cila ishte ngritur në kujtim të  76.000 hebrenjve të cilët gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore ishin transferuar në kampet e vdekjes, siç është Aushvic. fc/

Back to top button
Close
Close