EvropëEvropë.Portal

Makron: Lufta kundër racizmit nuk duhet ta fshijë historinë

Presidenti francez Emanuel Makron mbrëmë deklaroi në një fjalim televiziv për kombin  se lufta kundër racizmit  nuk duhet të çojë në një riformulim  të historisë për shkak të urrejtjes, pas protestave të mbajtura  në mbarë botën për shkak të vrasjes së afroamerikanit Xhorxh Flojd në SHBA.

Paris, 15 qershor 2020 (MIA) – Presidenti francez Emanuel Makron mbrëmë deklaroi në një fjalim televiziv për kombin  se lufta kundër racizmit  nuk duhet të çojë në një riformulim  të historisë për shkak të urrejtjes, pas protestave të mbajtura  në mbarë botën për shkak të vrasjes së afroamerikanit Xhorxh Flojd në SHBA.

“Do të jem i qartë: Republika  nuk do ta fshijë asnjë emër nga historia e saj. Nuk do të harojë  asnjë vepër të saj artistike, nuk do të rrëzojë përmendore”, theksoi Makron  në fjalimin e tij.

Ai e dha këtë deklaratë prejse demonstrantët   në numër të madh  të qyteteve në mbarë botën  rrëzonin statuja të personaliteteve historike të cilat ishin të lidhura me robërinë  ose forma të tjera të shkeljes së të drejtave të njeriut. sa/

Таг
Back to top button
Close
Close