BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Makron i dëboi policët izraelitë nga kisha franceze “Shën Ana” në Jerusalem

Presidenti francez Emanuel Makron sot i dëboi pjesëtarët e policisë izraelite nga kisha "Shën Ana" në pjesën e vjetër të Jerusalemit, e cila sipas rregullave ndërkombëtare paraqet territor francez. Vërehet Makroni i hidhëruar duke kërkuar nga policët që t'i respektojnë rregullat.

Jerusalem, 22 janar 2020 (MIA) – Presidenti francez Emanuel Makron sot i dëboi pjesëtarët e policisë izraelite nga kisha “Shën Ana” në pjesën e vjetër të Jerusalemit, e cila sipas rregullave ndërkombëtare paraqet territor francez.

Vërehet Makroni i hidhëruar duke kërkuar nga policët që t’i respektojnë rregullat.

“Të gjithë në mënyrë të përkryer  mirë i dimë i rregullat. Nuk më pëlqen ajo që e bëtë para meje. Dilni jashtë”, ka thënë Makron, por mbeti e paqartë çka e shkaktoi reagimin e tij të ashpër.

Në fotografitë shihet si Makroni u drejtohet pjesëtarëve të policisë izraelite me fjalët se shumë mirë e kanë kryer punën e tyre në qytet dhe i lut t’i respektojnë rregullat që ekzistojnë me shekuj dhe kështu mediumet franceze supozojnë se hyrja e forcave izraelite të sigurisë në tempull është arsye për protestimin e tij.

Incident i ngjashëm ka ndodhur edhe në vitin 1996 kur presidenti i atëhershëm francez Zhak Shirak ka kërkuar nga forcat izraelite të sigurisë të cilët mbanin armë të dalin nga kisha “Shën Ana”.

Makron në Jerusalem merr pjesë në Forumin e pestë botëror për Holokaustin, që mbahet sot dhe nesër. fb/

Back to top button
Close
Close