BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Makron: Fuqitë botërore e kanë për detyrë ta ndihmojnë popullin libanez

Fuqitë botërore janë të obliguar të ndihmojnë popullin libanez pas shpërthimit katastrofal që shkatërroi një pjesë të madhe të Bejrutit, ka deklaruar sot presidenti francez, Emanuel Makron në hapjen e konferencës donatore për Libanin. 

Paris, 9 gusht 2020 (MIA) – Fuqitë botërore e kanë për detyrë të ndihmojnë popullin libanez pas shpërthimit katastrofal që shkatërroi një pjesë të madhe të Bejrutit, ka deklaruar sot presidenti francez, Emanuel Makron në hapjen e konferencës donatore për Libanin.

“Duhet të veprojmë shpejt dhe efikas, ashtuqë kjo ndihmë do të shkojë direkt atje ku ka nevojë”, ka thënë Makron duke shtuar se “e ardhmja e Libanit është në pyetje”.

Ai poashtu ka thënë se oferta për ndihmë përfshin mbështetje për hetim të besueshëm dhe të pavarur për shpërthimin ku më 4 gusht jetën e humbën 158 persona.

Makron është nikoqir i video- konferencës donatore me mbështetje të KB-së ku është paralajmëruar pjesëmarrje e presidentit amerikan, Donald Tramp.

Shpërthimi në depon e portit është vlerësuar se ka shkaktuar dëm prej 15 miliardë dollarë. fab/

 

Таг
Back to top button
Close
Close