EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Makron: Franca do t’i përforcojë masat e sigurisë në rripin Sahell në Afrikë

- Franca do t'i përforcojë masat e sigurisë me qëllim që më mirë t'i mbrojë shtetasit francezë në rripin Sahell në Afrikë, deklaroi sot presidenti francez Emanuel Makron, pasi në Nigeri humbën jetën gjashtë francezë.

Paris, 11 gusht 2020 (MIA) – Franca do t’i përforcojë masat e sigurisë me qëllim që më mirë t’i mbrojë shtetasit francezë në rripin Sahell në Afrikë, deklaroi sot presidenti francez Emanuel Makron, pasi në Nigeri humbën jetën gjashtë francezë.

“Do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë që t’iu ndihmojmë familjeve të viktimave dhe do t’i përgjigjemi sulmit gjatë të cilit humbën jetën gjashtë bashkëkombës tanë dhe dy shtetas të Nigerisë. Gashtë punonjësit e rinj humanitarë të organizatës joqeveritare Akted treguan përkushtim të jashtëzakonshëm për popullatën lokale”, shkroi Makroni në Tuiter.

Ai shtoi se për shkak të kësaj ka vendosur që t’i intensifikojë masat e sigurisë për mbrojtje të francezëve në atë rajon.

“Do të vazhdojmë me aksionet tona, me ndihmën e aleatëve tanë, me qëllim që të dëbohen grupet terroriste”, bëri të ditur Makroni.

Në ndërkohë Qeveria e Nigerisë e vazhdoi gjendjen e jashtëzakonshme në rajonin rreth Nimejit dhe nuk lejon qasje deri te rezervuari i gjirafave, ku të dielën ishin vrarë gjashtë punonjës humanitarë francezë dhe udhëheqësi dhe shoferi, të cilët ishin shtetas të Nigerisë.

Gjendja e jashtëzakonshme tashmë është shpallur edhe në disa pjesë të Tilaberit dhe në rajonet në veri dhe perëndim të kryeqytetit të Nigerisë, ndërsa në afërsi të kufirit me Malin dhe Burkina Faso.

Gjatë viteve të kaluara janë rritur sulmet nga pjesëtarët e Shtetit Islamik dhe nga Al Kaida në Nigeri, Mali dhe Burkina Faso. fc/

 

Таг
Back to top button
Close
Close