EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Makron: Ekziston rrezik se epidemia do t’i minojë shtyllat thelbësore të BE-së

Presidenti francez Emanuel Makron i ka paralajmëruar liderët e vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian se kriza me koronavirusin e ri e vë në pikëpyetje "mbijetesën e projektit evropian".

Paris, 27 mars 2020 (MIA) – Presidenti francez Emanuel Makron i ka paralajmëruar liderët e vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian se kriza me koronavirusin e ri e vë në pikëpyetje “mbijetesën e projektit evropian”.

“Ekziston rreziku që epidemia do t’i minojë shtyllat thelbësore të Unionit”, deklaroi Makron në Këshilli Evropian të djeshëm të mbajtur përmes video konferencës.

Ai shtoi se ekziston rreziku nga shpërbërja hapësirës së lëvizjes së lirë. Marrëveshja e Shengenit dje shënoi 25 vjetorin me mbyllje të kufijve të brendshëm të BE-së për shkak të Kovid-19.

Në Samitin virtual të BE-së, kancelarja gjermane Angela Merkel u prononcua kundër lëshimit të “korona-bonove” të përbashkëta evropiane për të mbështetur ekonominë.

Franca dhe Italia paradokohe propozuan lëshimin e “bonove” të tilla. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close