0_Maqedoni.PortalKorrespondentë MKD

Makraduli: Në MMJPH përgatiten ndryshime të mëdha në Ligjin për mbeturina

Me metoda populiste nuk zgjidhen problemet në mjedisin jetësor dhe veçanërisht jo para zgjedhjeve, deklaroi zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Jani Makraduli gjatë vizitës së sotme në Manastir duke paralajmëruar se në MMJPH përgatiten ndryshime të mëdha në Ligjin për mbeturina dhe do të jetë shumë më cilësor se ligji që tani është në procedurë kuvendore.

Manastir, 21 janar 2020 (MIA) – Me metoda populiste nuk zgjidhen problemet në mjedisin jetësor dhe veçanërisht jo para zgjedhjeve, deklaroi zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Jani Makraduli gjatë vizitës së sotme në Manastir duke paralajmëruar se në MMJPH përgatiten ndryshime të mëdha në Ligjin për mbeturina dhe do të jetë shumë më cilësor se ligji që tani është në procedurë kuvendore.

“Në procedurë kuvendore është ligji i propozuar nga grupi i deputetëve, ndërsa në Ministri përgatiten ndryshime serioze të Ligjit për mbeturina dhe trajton shumë më shumë punë sesa ajo që është parashtruar në Parlament. Por unë dua të them se është shumë problematike të tentoni me metoda, për fat të keq, populiste t’i zgjidhni problemet në mjedisin jetësor. Kështu nuk punohet dhe veçanërisht kjo nuk guxon të bëhet në periudhën para fushatës në prag të zgjedhjeve. Dua t’i ndajë faktet në vijim, RMV më përpara është nënshkruese ose ka ratifikuar Konventat që i rregullojnë këto çështje. Ne në pajtim me Marrëveshjen për stabilizim dhe asocim kemi pasur për obligim, i ratifikuam dhe punojmë sipas standardeve evropiane, ndërsa Konventa e Bazelit është një prej tyre. Për shembull, në këtë moment 15 tonë mbeturina të rrezikshme nga ‘Ohis’-Shkup presin të dërgohen në një shtet evropian dhe paramendoni ai shtet evropian të thotë – jo! Ai është proces, i verifikuar ndërkombëtarisht dhe detyra jonë si Qeveri është ta kthejmë besimin e qytetarëve ndaj institucioneve, por edhe institucionet të reagojnë që qytetarët të jenë më të qetë dhe se respektohet ligjet e Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Makraduli.

Zëvendësministri i MMJPH në shoqërinë e kryetares së komunës së Manastirit, Natasha Petrovska ka inspektuar në eko-investimet në shkollën fillore “Cirili dhe Metodi” në këtë qytet. mt/fb/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close