0_Web_AktualeKorrespondentë MKDPolitikë

Makraduli: MMJPH asnjëherë nuk i ka dhënë licencë “Drisla”-s për importin e mbeturinave

Për "Drisla"-n duhet të zbatohen praktikat më të mira botërore dhe në shtetin tonë të kemi kapacitet të sigurt, vlerëson zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Jani Makraduli i cili theksoi se Ministria asnjëherë "Drisla"-s nuk i ka dhënë licencë për importin e mbeturinave.

Manastir, 21 janar 2020 (MIA) – Për “Drisla”-n duhet të zbatohen praktikat më të mira botërore dhe në shtetin tonë të kemi kapacitet të sigurt, vlerëson zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Jani Makraduli i cili theksoi se Ministria asnjëherë “Drisla”-s nuk i ka dhënë licencë për importin e mbeturinave.

Ai sqaroi se RMV-ja nuk mund të importojë mbeturina që të ruhet dhe pasi në “Drisla” mbeturinat mund vetëm të ruhen, kjo do të thotë se licenca të tilla nuk mund të japin.

“Në Maqedoninë e Veriut mund të importohet mbeturina vetëm nëse përpunohet, e jo të bëhen kodra të reja me mbeturina dhe prandaj nuk ekziston leje për ‘Drisla’-n që të importojë”, potencoi Makraduli. mt/fb/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close