0_Sport,PortalBasketboll

Majkël Xhordan: E kam dashur Kobin, ai për mua ishte si vëllai më i vogël

Basketbollisti më i mirë në histori, Majkël Xhordan tha se Kobi Brajantin e ka ndjerë si vëlla më të vogël.

Los Anxhelos, 27 janar 2020 (MIA) – Basketbollisti më i mirë në histori, Majkël Xhordan tha se Kobi Brajantin e ka ndjerë si vëlla më të vogël.

“Fjalët nuk mund ta përshkruajnë dhembjen që tani e ndjej. E kam dashur Kobin, ai ishte si vëllai më i vogël për mua”, ka shkruar Xhordan në rrjetet sociale.

Brajant dhe vajza e tij 13-vjeçare Xhiana e kanë humbur jetën në fatkeqësinë e helikopterit në Kaliforni. Sipas informatave të fundit nga SHBA-ja, në helikopterin e rrëzuar jetën e kanë humbur gjithsej nëntë persona. bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close