BotëBotë.Portal

Maduro: Venezuela do ta padisë SHBA-në para Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë

Venezuela do ta padisë SHBA-në para Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë për shkak të sanksioneve të cilat Uashingtoni i vendosi kundër kompanisë ajrore "Konviasa" të Venezuelës, deklaroi shefi i shtetit, Nikolas Maduro

Karakas, 11 shkurt 2020 (MIA) – Venezuela do ta padisë SHBA-në para Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë për shkak të sanksioneve të cilat Uashingtoni i vendosi kundër kompanisë ajrore “Konviasa” të Venezuelës, deklaroi shefi i shtetit, Nikolas Maduro.

Ai kërkoi nga Prokuroria menjëherë të përgatisë procedurë para Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë për shkak të dëmit që do ta pësojë kompania ajrore kombëtare.

Ministria amerikane e Financave të premten paralajmëroi sanksione kundër kompanisë “Konviasa” me qëllim që të bllokohen transaksionet midis kompanisë ajrore të Venezuelës dhe shtetasve dhe kompanive amerikane.

“Venezuela do të kërkojë drejtësi para gjykatave ndërkombëtare”, theksoi Maduro në Karakas. ls/fab

Таг
Back to top button
Close
Close