BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Maduro i gatshëm për dialog të drejtpërdrejtë me Trampin

 Presidenti i Venezuelës, Nikollas Maduro, pothuajse pas një viti dha intervistë për "Uashington post" ku e sqaron mossuksesin e politikës amerikane ndaj Karakasit.

Uashington, 19 janar 2020 (MIA) – Presidenti i Venezuelës, Nikollas Maduro, pothuajse pas një viti dha intervistë për “Uashington post” ku e sqaron mossuksesin e politikës amerikane ndaj Karakasit.

“Konsideroj se Majk Pompeo përjetoi mossukses në Venezuelë dhe se ai është përgjegjës për mossuksesin e politikës së Donald Trampit ndaj vendit tonë.mendoj se Trampi ka këshilltarë  të neveritshëm për Venezuelën. Xhon Balton, Majk Pompeo dhe Eliot Abrams e kanl sjellë në një ide të gabueshme”, theksoi Maduro për “Uashington post”

Ai theksoi se është i gatshëm për dialog të drejtpërdrejtë me presidentin amerikan Tramp.

“Nëse midis shteteve ekziston respekt, pa marrë parasysh sa janë të mëdha SHBA dhe nëse ekziston dialog, shkëmbim të informacioneve të vërteta, të jenë të sigurt se do të mund të krijojmë një lloj të ri të marrëdhënieve” porositi Maduro.

Ai në intervistën për “Uashington post” shfaqi gatishmëri të bisedojë edhe me liderin e opozitës Huan Guaido, por potencoi se nuk do ta përmbushë kërkesën e tij që të tërhiqet nga funkssioni i presidentit.

Në Venezuelë në janar të vitit të kaluar filluan protestat kundër Maduros menjëherë pas dha betimin, me akuza se i ka fituar në mënyrë të rreme zgjedhjet. Lideri i opozitës Guaido, i cili ishte kryetar i Parlamentit, u shpaëë president i përkohshëm.

Një pjesë e shteteve evropiane dhe SHBA-ja e njohën Guaidon për president të Venezuelës, derisa Maduro e quajti “marionetë amerikane”.

Rusia, Kina, Kuba, Bolivia, Turqia dhe shtete të tjera e mbështetën Maduron si president të vetëm legjitim të Venezuelës.

Guaido më vonë pranoi se grusht shteti ishte i pasuksesshëm dhe më 5 janar të këtij viti u ndërrua nga funksioni kryetar i Kuvendit Kombëtar të Venezuelës, ndërsa në vendin e tij erdhi deputeti proqeveritar Luis Para.

Një numër i madh të shteteve perëndimore nuk e pranuan vendimin e tillë.

Таг
Back to top button
Close
Close