BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Maduro i bën thirrje opozitës venezuelase të marrë pjesë në zgjedhje

Presidenti i Venezuelës, Nikollas Maduro i bëri thirrje opozitës në atë vend të nominojë kandidatë për zgjedhjet parlamentare në vitin 2020.

Karakas, 14 maj 2020 (MIA)  – Presidenti i Venezuelës, Nikollas Maduro i bëri thirrje opozitës në atë vend të nominojë kandidatë për zgjedhjet parlamentare në vitin 2020.

“Nominoni kandidatët tuaj. Do t’i zgjidhim problemet e Venezuelës në zgjedhjet parlamentare dhe nuk është me rëndësi kush do të fitojë”, tha Maduro gjatë një ngjarje, e cila transmetohej në profilin e tij në Tuiter.

Në të njejtën kohë, Maduro pranoi se situata me përhapjen e koronavirusit mund ta pengojë procesin e zgjedhjeve. “Zgjedhjet duhet të mbahen këtë vit, nëse lejon pandemia”, tha ai.

Qeveria e Venezuelës i paraqiti dy rastet e para me koronavirus në vend më 13 mars, ndërsa në ditën e njejtë ishte shpallur gjendje e jashtëzakonshme. Më 17 mars Maduro kumtoi vendim për vendosje të karantinës në mbarë vendin. Prej 13 marsit, në Venezuelë janë regjistruar 440 raste të infektimit, me ç’rast jetën e humbën sl paku 10 persona. ab/

Back to top button
Close
Close