BotëBotë.Portal

Maduro e vazhdoi gjendjen e jashtëzakonshme për edhe 30 ditë

Presidenti i Venezuelës Nikollas Maduro e vazhdoi gjendjen e jashtëzakonshme për edhe një muaj për shkak të epidemisë së koronavirusit.

Karakas, 10 gusht 2020 (MIA) – Presidenti i Venezuelës Nikollas Maduro e vazhdoi gjendjen e jashtëzakonshme për edhe një muaj për shkak të epidemisë së koronavirusit.

Ai paralajmëroi se lehtësimi i disa masave do të filloi gradualisht prej sot.

Sistemi 7-7 do të thotë një javë do të ketë karantinë, ndërsa javën e ardhshme lehtësim të masave. Ai theksoi se lehtësimi i masave në disa pjesë të vendit do të jetë më i ngadalshëm për shkak të situatës epidemiologjike.

Rasti i parë i koronavirusit në Venezuelë u regjistrua më 13 mars, ndërsa ditën e njëjtë u vendos gjendja e jashtëzakonshme.

Më 17 mars Maduro i mbylli kufijtë e vendit, por edhe qytetet.

Deri sot, më shumë se 25.000 njerëz në Venezuelë janë infektuar me virusin Kovid-19, ndërsa më shumë se 220 kanë vdekur. fb/

Таг
Back to top button
Close
Close