EvropëEvropë.PortalKorrespondentë Botë

Luvri përsëri i hapur për vizitorët

- Pas tre muajve, Muzeu i Luvrit do t'i hap dyert e tij për vizitorët, nën kushte të rrepta sanitare për shkak të koronavirusit, njoftoi korrespondenti i MIA-s.

Paris, 6 korrik 2020 (MIA) – Pas tre muajve, Muzeu i Luvrit do t’i hapë dyert e tij për vizitorët, nën kushte të rrepta sanitare për shkak të koronavirusit, njoftoi korrespondenti i MIA-s.

Masat sanitare do të qëndrojnë në fuqi së paku deri në shtator, gjegjësisht mbajtja e detyrueshme e maskave duke filluar nga mosha 11 vjeç. Vizitorët do të duhet të vijnë të pajisur me maska, pasi muzeu nuk do ua jep atyre.

Në muze ekziston një shteg i vendosur mirë për vizitën që këshillohet, por që mund të mos respektohet nëse nuk ka shumë vizitorë. Për ta parë Mona Lizën ose Xhakondën, tani do të hyhet përmes Galerisë së Madhe dhe do të dilet nga ana tjetër e Sallës shtetërore, përmes sallës së Senon. Para fotografisë së Mona Lizës janë vendosur shtylla dhe shirita, në mënyrë që t’u lejohet vizitorëve ta ruajnë distancën e tyre.

Rezervimi i biletave këshillohet të bëhet në internet, pasi vetëm kjo garanton hyrjen në muze, përveç nëse muzeu nuk ka shitur 400 bileta për çdo gjysmë ore hyrje, atëherë turistët do të jenë në gjendje të blejnë biletë në hyrje. Rreth 30 për qind e sallave të Luvër janë të mbyllura, por turistët nuk duhet të shqetësohen sepse në dispozicion i kanë 30,000 vepra në 45,000 metra katror hapësirë të ekspozitës. Vizitat e natës nuk do të zhvillohen tani për tani.

Çdo ditë priten mes 8.000 dhe 10.000 vizitorë, në vend të 40.000 të zakonshëm. Luvri është një nga muzetë më të vizituar në botë me 10 milionë vizitorë, prej të cilëve 75 për qind janë turistë të huaj. Sipas muzeut, më 23 qershor, vetëm 12.000 njerëz rezervuan bileta për muajin korrik, ndërsa nuk kishte asnjë rezervim për muajin gusht. ls/shk/

Back to top button
Close
Close