EvropëEvropë.Portal

Lukashenko: Prapa protestave qëndrojnë vendet perëndimore

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandar Lukashenko deklaroi sot se analiza e ngjarjeve të paradokohshme tregoi se vendet perëndimore kanë përgatitur tubime protestuese për 10 vjet, njoftoi agjencia e lajmeve BelTA.

Minsk, 16 shtator 2020 (MIA) – Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandar Lukashenko deklaroi sot se analiza e ngjarjeve të paradokohshme tregoi se vendet perëndimore kanë përgatitur tubime protestuese për 10 vjet, njoftoi agjencia e lajmeve BelTA.

“Analiza e ngjarjeve tregon planet reale dhe taktikat e agresorëve të huaj kundër Bjellorusisë, jo vetëm kundërshtarëve”, thekson agjencia, duke shtuar se kreu i shtetit ishte duke u përgatitur me kujdes për momentin aktual kritik, bazuar në revolucionet me ngjyra të frymëzuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Siç transmeton TASS, në mbledhjen e aktivistëve politikë, ai i ka përmendur SHBA-në, rrjetin e tyre të fondacioneve për mbështetjen e demokracisë, pastaj Poloninë, Lituaninë, Republikën Çeke dhe, për fat të keq, Ukrainën tonë “si organizatorët kryesorë, duke deklaruar se secili prej tyre ka rolin e vet të veçantë.

Lukashenko i ka akuzuar mediat e pavarura dhe ato të huaja se kanë komplotuar për të përmbysur presidentin Bashar al-Asad në prag të pandemisë së koronavirusit.

Presidenti i Bjellorusisë paralajmëroi gjithashtu se zgjedhjet e reja do të mbahen në përputhje me Kushtetutën e re të vendit. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close