EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Lukashenko emëron kryeministër dhe anëtarët e Qeverisë

Presidenti i Bjellorusisë Aleksandar Lukashenko ka miratuar përbërjen e Qeverisë së re duke emëruar për kryeministër Roman Golovçenkon.

Minsk, 19 gusht 2020 (MIA) – Presidenti i Bjellorusisë Aleksandar Lukashenko ka miratuar përbërjen e Qeverisë së re duke emëruar për kryeministër Roman Golovçenkon.

Kandidatura e Golovçenkos i cili ka kryesuar më parë Komitetin Shtetëror Ushtarak-Industrial do të konfirmohet në Dhomën e Ulët të Kuvendit.

Në Qeveri mbesin ministrat aktual, ai i Punëve të Jashtme Vladimir Makej, ministri i Punëve të Brendshme, Jurij Karajev, ministri i Shëndetësisë, Vladimir Karanjik dhe ministri i Informacionit, Igor Lutcki.

Përbërja e Qeverisë së re pas zgjedhjeve presidenciale parashihet nga Kushtetuta e Bjellorusisë.

Konkluzionet e publikuara pas video-samitit të sotëm të Bashkimit Evropian mbi krizën në Bjellorusi, deklarojnë se BE-ja nuk i njeh zgjedhjet presidenciale, pasi BE-ja është me njerëzit e Bjellorusisë dhe u bën thirrje autoriteteve bjelloruse që të gjejnë rrugëdalje nga kriza pa dhunë dhe dialog gjithëpërfshirëse kombëtar.

“Zgjedhjet më 9 gusht nuk ishin as të lira dhe as të drejta dhe prandaj ne nuk i njohim rezultatet”, thuhet në konkluzionet pas Samitit të BE-së.

Ndërkohë, protestat filluan në Minsk për ditën e 11-të radhazi, përskaj urdhrit të Lukashenkos që policia të shuante protestat. bs/fab

Таг
Back to top button
Close
Close