EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Lufthansa i tërheqë 150 aeroplanë nga flota, pasojnë akoma largime nga puna

Lufthansa paralajmëroi largime nga puna, përveç atyre 22.000 për të cilat informoi në fillim të vitit. Blumberg më parë njoftoi se kompania ajrore më e madhe e Evropës po mendon t'i pushojë nga puna edhe 20.000 punëtorë, por kjo më vonë u mohua nga një zëdhënës i kompanisë.

Berlin, 21 shtator 2020 (MIA) – Lufthansa paralajmëroi largime nga puna, përveç atyre 22.000 për të cilat informoi në fillim të vitit. Blumberg më parë njoftoi se kompania ajrore më e madhe e Evropës po mendon t’i pushojë nga puna edhe 20.000 punëtorë, por kjo më vonë u mohua nga një zëdhënës i kompanisë.

Lufthansa kumtoi sot se do ta zvogëlojë flotën e saj me 150 aeroplanë në pesë vitet e ardhshme për shkak të pandemisë së koronavirusit. Me këtë flota e tyre do të jetë me vlerë për 1.1 miliardë euro më pak.

Sipas informacionit të publikuar nga kompania në ueb faqen e tyre, perspektivat për tregtinë ndërkombëtare janë përkeqësuar më tej në javët e fundit.

“Me përfundimin e sezonit të udhëtimeve verore, numri i udhëtarëve dhe rezervimeve po bie përsëri, pas shenjave të vogla të rimëkëmbjes që ishin të dukshme në korrik dhe gusht. Duke e pasur këtë parasysh, bordi ekzekutiv e miratoi paketën e tretë të ristrukturimit për grupin dhe e njoftoi bordin mbikëqyrës,” publikoi kompania ajrore.

“Kapaciteti i linjave të pasagjerëve do të rishikohet dukshëm. Supozimi i mëparshëm se mesatarisht 50 për qind e realizimit të vitit të kaluar do të realizohet në tremujorin e fundit të vitit nuk është më reale. Nëse trendi aktual vazhdon, ky kilometrazh do të jetë i mundur vetëm në intervalin prej 20 deri në 30 për qind, krahasuar me vitin e kaluar”, theksohet në kumtesë.

“Vendimi i mëparshëm për largimin nga puna të 22.000 shtesë do të zgjerohet me planin e ri të ristrukturimit”, shtohet në kumtesën e Lufthansas. ls/shk/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close