0_Maqedoni.PortalShoqëri

LSM: Refuzohet ankesa e Mitrevskit, është i padiskutueshëm regjistrimi i Dimovskit për kryetar

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) sot bëri të ditur se ankesa e ish kryetarit të LSDM-së Zhivko Mitrevskit për regjistrim në Regjistrin Qendror është refuzuar si e pabazë. 

Shkup, 19 shtator 2020 (MIA) – Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) sot bëri të ditur se ankesa e ish kryetarit të LSDM-së Zhivko Mitrevskit për regjistrim në Regjistrin Qendror është refuzuar si e pabazë.

Me këtë, sipas LSM-së, u është dhënë fund përpjekjeve për manipulim të opinionit dhe të punëtorëve dhe është i padiskutueshëm regjistrimi i kryetarit të tanishëm Darko Dimovski.

Në kumtesën, LSM thekson se për Sindikatën mbetet prioritet që të drejtat e punëtorëve dhe në këtë drejtim propozon që pakoja e katërt të drejtohet ndaj ruajtjes vendeve të punës dhe zbutjen e humbjeve financiare të kompanive.

Nga Qeveria kërkohet subvencionimi i pagës si masë të vazhdojë atje ku prodhimi është ulur mbi 30 për qind, por pagesa të shkojë drejtpërdrejt në llogari të punëtorëve, si dhe shtyrje të të gjitha borxheve në afat prej gjashtë muajve për ato familje të ardhurat e të cilave janë më të vogla nga shporta konsumatore sindikale.

Punëtorët të cilët deri më tani kanë përdorë masa si të sëmurë kronikë, gratë shtatzëna, ruajtjen e fëmijës deri në 10 vjet, t’u paguhet paga e plotë, pa ulje, ndërsa kompensimi i pagës për mungesë nga puna për shkak të Kovid-19, të jetë 100 për qind nga baza e caktuar me ligj. LSM propozon dhe Kovid-19 të hyjë si sëmundje profesionale në rregulloren për lista të sëmundjeve profesionale.ar/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close