0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualePartitë politikePolitikë

LSDM: Vazhdojnë bisedimet për qeverinë e re me mandat të plotë katërvjeçar

LSDM sot përmes një komunikate informoi se i vazhdon bisedimet për formimin e shumicës stabile parlamentare dhe koalicionit qeveritar me mandat të plotë dhe stabil katërvjeçar. Jemi të përkushtuar në prosperitetin dhe stabilitetin afatgjatë të Maqedonisë së Veriut, thonë nga kjo parti duke shtuar se është e qartë se vendi nuk ka alternativë tjetër të integrimit përveç anëtarësimit në NATO dhe Bashkimin Evropian (BE).

Shkup, 9 gusht 2020 (MIA) – LSDM sot përmes një komunikate informoi se i vazhdon bisedimet për formimin e shumicës stabile parlamentare dhe koalicionit qeveritar me mandat të plotë dhe stabil katërvjeçar. Jemi të përkushtuar në prosperitetin dhe stabilitetin afatgjatë të Maqedonisë së Veriut, thonë nga kjo parti duke shtuar se është e qartë se vendi nuk ka alternativë tjetër të integrimit përveç anëtarësimit në NATO dhe Bashkimin Evropian (BE).

“Në bisedimet me partinë politike BDI, jemi plotësisht të pajtimit për respektimin e Marrëveshjes së Prespës me Greqinë, Marrëveshjen për miqësi dhe fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Bullgarinë dhe Marrëveshjen kornizë të Ohrit. Jemi të angazhuar për kohezionin shoqëror, shoqëri të fortë dhe tolerante, shtetin e së drejtës dhe jemi dakord të kundërshtojmë të gjitha format e nacionalizmit dhe urrejtjes. Diskutuam se programi i mundshëm i përbashkët qeveritar duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën, ligjet dhe programet zgjedhore të LSDM-së dhe BDI-së”, thuhet në komunikatën e partisë.

LSDM thotë se janë të domosdoshëm kuadro cilësor dhe të përgjegjshëm të propozuar për të gjitha resorët nga të dy palët, kuadro që siç theksojnë ata, “janë të gatshëm për të përmbushur përcaktimet programore dhe parimet e një marrëveshjeje të mundshme koalicionuese”.

“Palët janë të pajtimit për pastrimin e gjyqësorit dhe kontrollin e origjinës së parave dhe kapitalit të secilit funksionar, përmes sistemit që bashkërisht do të dakordohet”, thuhet në kumtesë duke shtuar se bisedimet për një shumicë të re parlamentare vazhdojnë, sepse nevojitet shumicë stabile në Kuvend e cila do të sigurojë formimin e qeverisë së re dhe të përgjegjshme. fab/

Back to top button
Close
Close