Partitë politike

LSDM: Rritja e eksportit prej 10,8 për qind konfirmon se politikat ekonomike janë në rrugë të drejtë

Të dhënat zyrtare  vazhdimisht tregojnë se politikat ekonomike të LSDM-së  janë në rrugën e drejtë, të vërtetë dhe se japin rezultate reale.

Shkup, 6 dhjetor 2019

Të dhënat zyrtare  vazhdimisht tregojnë se politikat ekonomike të LSDM-së  janë në rrugën e drejtë, të vërtetë dhe se japin rezultate reale.

Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, eksporti i mallrave nga Republika e Maqedonisë së Veriut, në periudhën janar-tetor 2019, shënon rritje për 10,8 % në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Kjo do të thotë se besimi në ekonominë tonë është kthyer, ekonomia jonë është e zhvilluar dhe konkurente  në tregjet e huaja.

Me anëtarësimin zyrtar në NATO  që ëshë i sigurt edhe me afrimin në BE, plotësisht do të intensifikohet rritja e eksportit, por edhe pozitivisht do të ndikojë  në hapjen e vendeve të reja të punës dhe prodhimtarinë e rritur.

Si parti përgjegjëse LSDM vazhdon me zbatimin e masave dhe politikave të cilat sigurojnë rritje dhe zhvillim, ekonomi më konkurente, paga më të larta dhe  më shumë para.

LSDM

Qendra për komunikime me opinionin

____________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

 

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close