Korrespondentë MKDLajme nga komunat

LSDM në Tetovë diskutoi për cilësinë e ajrit

Tribunë programore e LSDM-së "Agjenda- Ajër 20-24" është mbajtur sonte në Tetovë, si pjesë e 11 takimeve të këtilla me qytetarë të cilat i ka paralajmëruar partia.

Tetovë, 22 janar 2020 (MIA) – Tribunë programore e LSDM-së “Agjenda- Ajër 20-24” është mbajtur sonte në Tetovë, si pjesë e 11 takimeve të këtilla me qytetarë të cilat i ka paralajmëruar partia.

Në këtë tribunë kanë folur Jani Makraduli, zëvendësministër për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Arianit Xhaferi nga Eko Guerilla, Kaja Shukova kryetare e Komisionit për Mjedis Jetësor, profesori Dejan Mirakovski nga Universiteti “Goce Dellçev”- Shtip si dhe Kosta Petrov nënkryetar i LSDM-së.

“Kemi ligje të mira vetëm se implementimi është i keq, ndërsa mjetë nuk ka kurrfarë. Problem i madh është që nuk alokohen mjete me pohimet se nuk ka para, ndërsa jepen gjoba. Tjetra është që kultura e mosndëshkimit të ndalojë, duhet njerëzit dhe funksionarët të bartin përgjegjësi para drejtësisë për shkak të rasteve të vdekshmërive si dhe për shkak të sëmundjeve të fëmijëve, grave shtatzëna dhe personave të vjetër. Më shumë punohet në letër, implementimi në terren mbetet i njëjtë në 10-15 vitet e fundit. Duhet të lëvizen punët, jo për shkak të BE-së që kërkon, por për shkak të shëndetit të qytetarëve tanë dhe jetëve tona”, ka thënë Arianit Xhaferi nga Organizata Joqeveritare, Eko Guerilla.

Në pyetjen për mosndëshkueshmërinë, zëvendësministri Jani Makraduli ka thënë se patjetër jo vetëm gjatë periudhës së dimrit, të kemi inspektorat 24 orësh.

“Ajo është se derisa i ndryshojmë shprehitë, atë duhet ta bëjmë me ligj ose me dënime apo ngritje të vetëdijes. Me fushatat duket e vështirë, por duhet ende të bëhet. Ajo patjetër të bëhet”, ka thënë Makraduli.

Ai ka shtuar se parametrat e ajrit të ndotur në vitin 2019 janë zvogëluar, por kjo nuk duhet ta gëzojë publikun, por të inkurajojë përmirësim edhe më të madh.

Ndryshe, panelistët në tribunë janë përgjigjur edhe në pyetjet e të pranishmëve. Në qytete tjera do të pasojnë takime në tema tjera. as/fab

 

 

 

Back to top button
Close
Close