0_Maqedoni.PortalPartitë politike

LSDM: Në pajtim me Kushtetutën, Zaev e merr mandatin si përfaqësues i LSDM-së dhe koalicionit Mundemi

Dëshpëruese janë tentimet e humbësit Hristian Mickoski për të gjetur alibi për dështimin e tij të tretë e të njëpasnjëshëm të përballjes në zgjedhje.

Shkup, 13 gusht 2020 

Dëshpëruese janë tentimet e humbësit Hristian Mickoski për të gjetur alibi për dështimin e tij të tretë e të njëpasnjëshëm të përballjes në zgjedhje.

Në pajtim me Kushtetutën, kryetari Zoran Zaev e merr mandatin si përfaqësues i LSDM-së dhe koalicionit Mundemi të cilët e kanë numrin më të madh të pozitave të deputetëve në Kuvend.

Për të përkujtuar, gjithashtu siç mentori i tij Nikolla Gruevski e mori në vitin 2017.

Me diferencën e vetme që Gruevski ngeli i vetëm dhe i izoluar në qëllim për të bërë qeveri – regjim, dhe në vend të tij, qeveri të re progresive bëri Zaev.

Për dallim prej aso kohe, tani Zaev bëri qeveri pa dallim të dëshpërimit të Mickoskit.

Edhe kësaj radhe nuk do të ketë derdhje gjaku në Kuvend siç pati më 27 prill 2017 kur regjimi i VMRO-DPMNE-së ishte i gatshëm të vrasë vetëm e vetëm të mos ndodhë transferi i pushtetit.

Në vend se të kërkojë pretekste dhe të kanoset Mickoski duhet të jetë i vetëdijshëm se ai nuk është as deputet dhe se mundet vetëm të merret me problemet brenda VMRO-DPMNE-së, pasi ai mbetet kryetar i njërës prej partive më regresive dhe të patransformuara në shtet.

LSDM, Qendra për komunikim me opinionin

_____________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formë integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre.

Back to top button
Close
Close