Partitë politike

LSDM: Mickoski dhe VMRO-DPMNE dëshirojnë t’i marrin paratë e qytetarëve nga fondi i dytë pensional, ndërkaq nuk duan të heqin dorë nga financimi shtetëror

Mickoski dhe VMRO-DPMNE dëshirojnë t'i marrin paratë e qytetarëve nga fondi i dytë pensional, ndërkaq nuk duan të heqin dorë nga financimi shtetëror.

Shkup, 3 prill 2020

Mickoski dhe VMRO-DPMNE dëshirojnë t’i marrin paratë e qytetarëve nga fondi i dytë pensional, ndërkaq nuk duan të heqin dorë nga financimi shtetëror.

Edhe në kohë të krizës më të madhe shëndetësore, Hristian Mickoski dhe VMRO-DPMNE i dëshirojnë paratë e qytetarëve.

Propozimi i Mickoskit për transferin e mjeteve nga shtylla private pensio nale në atë shtetërore është nacionalizim i pastër. Në shtyllën e dytë mjete të veta kanë mbi 500.000 njerëz dhe askush nuk guxon të lëshohet në një intervencionizëm të tillë pa i pyetur ta njerëz.

Është e qartë se shprehia në pallatin e bardhë, vetëm të marrin e të mos heqin dorë nga asgjë, ende është e pranishme edhe në kohëra të[ këtilla krize.

Në vend se të propozojnë nacionalizime të fondeve pensionale, Mickoski dhe VMRO-DPMNE duhet menjëherë të heqin dorë nga paratë që i merr partia nga Buxheti ndërkaq mjetet e liruara të shfrytëzohen për përballje më të shpejtë me krizën shëndetësore dhe ekonomike.

Tani, kur shteti po përballet me  krizën më të madhe shëndetësore dhe ekonomike serioze, nevojitet solidaritet nga të gjithë, por këtë opinioni nuk e sheh nga VMRO-DPMNE-ja, partia e cila i mbetet konsekuente matricës së vet për t’ua marrë paratë qytetarëve.

Qendra e LSDM-së për komunikim me opinionin

_________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formë integrale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre

Таг
Back to top button
Close
Close