0_Maqedoni.PortalPartitë politike

LSDM: Ligji për PP-në është shansi i fundit për VMRO-DPMNE-në të tregojë nëse është për BE-në dhe shtet juridik

Asnjë subjekt politik nuk ka të drejtë ta mbajë  vend peng,  siç e bën atë VMRO-DPMNE me Ligjin e Prokurorisë publike.

Shkup, 27 janar 2020

Asnjë subjekt politik nuk ka të drejtë ta mbajë  vend peng,  siç e bën atë VMRO-DPMNE me Ligjin e Prokurorisë publike.

Të gjitha kapacitetet demokratike në vend dhe  aleatët tanë strategjik ndërkombëtar e mbështesin vendimin ligjor për Prokurorinë publike e cila siguron pavarësi dhe profesionalitet  të prokurorive publike.

Ligji për prokurorinë publike është shansi i fundit i VMRO-DPMNE-së të tregojë nëse me të vërtetë është për BE-në dhe për qeverisjen joselektive të drejtësisë.

Ai shans i fundit është nesër,  kur fillon debati kuvendor publik për Ligjin kur VMRO-DPMNE ka mundësi të tregojë  se me të vërtetë kujdeset  për qeverisjen e së drejtës, për prokurorë profesional, efikas dhe të pavarur dhe për procesim të të gjitha veprave penale të lidhura me korrupsionin e lartë.

Në të kundërtën VMRO-DPMNE do të mbahet mend si parti e cila është kundër drejtësisë, kundër gjyqësisë së pavarur dhe  të parakolpës së kriminelëve.

Sado që ajo mos t’i pëlqejë VMRO-DPMNE-së dhe Hristijan Mickoskit politika duhet të mbetet jashtë zgjedhjes së prokurorëve që të lihet hapësirë për pavarësi, veprim profesional dhe objektiv. Atë do ta arrijmë vetëm nëse sillet Ligji për prokurorinë publike.

Qendra për komunikime me opinionin e LSDM-së

__________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

Таг
Back to top button
Close
Close