0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritMakedonija.SlajderPartitë politikePolitikëZgjedhje parlamentare 2020

LSDM-ja shpalli fitore në zgjedhjet, VMRO-DPMNE-ja paralajmëron garë për përbërjen e shumicës së re parlamentare

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev mbrëmë shpalli fitore të koalicionit "Mundemi" në zgjedhjet e djeshme parlamentare, duke vlerësuar se ka fituar vullneti i popullit dhe qytetarët kanë votuar për një të ardhme të sigurt. Nga ana tjetër sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev deklaroi se opozita në zgjedhjet ka fituar më shumë vota nga partitë në pushtet, duke paralajmëruar se partia e tij do të hyjë në garë për të përbërë shumicë për formimin e qeverisë së re.

Shkup, 16 korrik 2020 (MIA) – Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev mbrëmë shpalli fitore të koalicionit “Mundemi” në zgjedhjet e djeshme parlamentare, duke vlerësuar se ka fituar vullneti i popullit dhe qytetarët kanë votuar për një të ardhme të sigurt. Nga ana tjetër sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev deklaroi se opozita në zgjedhjet ka fituar më shumë vota nga partitë në pushtet, duke paralajmëruar se partia e tij do të hyjë në garë për të përbërë shumicë për formimin e qeverisë së re.

Sipas të dhënave të përpunuara nga 93.96 për qind e vendvotimeve, siç kumtoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), koalicioni “Mundemi” i kryesuar nga LSDM-ja, ka fituar 36,13 për qind të votave, koalicioni i VMRO-DPMNE-së 34.65 për qind të votave, BDI 11.57 për qind të votave, koalicioni i Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativa 8,79 për qind të votave, E majta 3.96 për qind të votave dhe PDSH 1,48 për qind të votave. Në bazë të vlerësimeve fillestare, këto koalicione dhe parti do të fitojnë mandate në përbërjen e re kuvendore.

Pas shpalljes së rezultateve nga ana e KSHZ-së, Zaev në konferencë për shtyp deklaroi se koalicioni “Mundemi” është fituese në zgjedhjet parlamentare, me tre deputetë të fituar më shumë se VMRO-DPMNE-ja dhe me mundësi për të marrë edhe një ose dy mandate.

“Mundemi edhe atë si. Populli im arritëm me përparësi stabile dhe bindëse për momentin me tre mandate përpara VMRO-DPMNE-së. Koalicioni ‘Mundemi’ është koalicioni fitues në këto zgjedhje parlamentare, më i madhi, më i fuqishmi… kjo është ‘Mundemi’”, tha Zaev.

Ai po ashtu theksoi se vullneti i popullit ka fituar dhe qytetarët kanë votuar për të një të ardhme të sigurt.

“Qytetarët dolën dhe votuan për të ardhme të sigurt, për bashkësi dhe solidaritet, për patriotizëm ekonomik, për rend dhe drejtësi. Qytetarët dolën dhe zgjodhën një më të mirë të sotme dhe një më të mirë të nesërme. Rruga përpara është e konfirmuar, rrezikut qartë i thamë ‘jo’”, deklaroi Zaev.

Ai tha se janë zhvilluar zgjedhje të cilët i kanë pasur hije një shteti anëtar të NATO-s, i cili synon BE-në. Në vlerësimin e tij për zgjedhjet shtoi se kanë qenë të ndershme, të lira, demokratike, të sigurta dhe bashkëkohore.

Për dallim nga Zaevi lideri i VMRO-DPMNE-së nuk u shfaq para opinionit pas zgjedhjeve të djeshme, ndërsa përbërjen partiake për rezultatet e zgjedhjeve i dha sekretari i përgjithshëm i partisë Janushev, i cili shprehu kënaqësi nga arritjet, duke vlerësuar se populli ka treguar se dëshiron ndryshime dhe dëshiron ripërtëritje.

Ai theksoi se VMRO-DPMNE ka fituar në një numër të madh të qyteteve dhe vendeve të banuara – Aerodrom, Gazi Babë, Kisella Vodë, Gjorçe Petrov, Butel, Kavadar, Sveti Nikollë, Makedonska Kamenicë, Pehçevë, Veles, Gradsko, Ohër, Prilep, Ilinden, Petrovec…

“Me atë kredibilitet hyjmë në garë të re për sigurimin e shumicës për qeveri të re”, ka thënë Janushev, duke theksuar se “gara ende është e pasigurt” dhe se do të presin deri nesër për t’i parë rezultatet përfundimtare.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti shpalli fitore të partisë në bllokun politik shqiptar, duke vlerësuar se janë siguruar mbi 100 mijë vota dhe 12 mandate deputetësh.

“Shqiponja u kthye. Kjo fitore e BDI-së është fitore e shqiptarëve dhe me këtë fitore nuk do të humbas asnjë shqiptar. Ne jemi dëshmuar se jemi më të suksesshmit në të gjitha sferat dhe kështu do të jetë edhe më tej. Shqiptarët nuk do të jenë të dëshpëruar prej nesh”, theksoi Ahmeti.

Nga ana tjetër, lideri i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela deklaroi se koalicioni “Tash është koha”, që e përbëjnë partia e tij dhe Alternativa, kryeson në një numër të madh të komunave në NJZ 6.

“Presim rezultate nga Tetova. Situata në këtë qytet është e barabartë dhe e balancuar. Sukses të madh kemi në Haraçinë dhe në këtë komunë është kthyer bastioni i shqiptarëve, ndërsa edhe në Komunën e Gazi Babës dhe në Kumanovën legjendare. Jemi duke fituar edhe në Studeniçan. Kemi sukses edhe në Saraj por këtu ka ndodhur fenomeni i mbushjes së kutive. Për këto raste ne do të shtrojmë ankesa, për disa fshatra kuptohet pres rezultate se koalicioni ynë do të jetë fitues”, tha Sela.

Zëdhënësi i KSHZ-së, Admir Shabani në konferencën e sontme për shtyp tha se nuk do të kumtohet se cila parti sa mandate ka marrë. Shpërndarja e mandateve siç tha, do të bëhet nesër pasi të kenë të dhënat e plota të rezultatit.

Shabani ka përsëritur se ueb faqja e KSHZ-së ka qenë cak i një sulmi të hakerëve nga jashtë dhe se ekspertë punojnë përsëri në vënien në funksion, ndërsa institucionet kompetente do të duhet të konfirmojnë se çka saktë ka ndodhur.

Asociacioni civil MOST, i cili i vëzhgoi zgjedhjet, doli me qëndrim se për shkak të rezultateve të ngushta dhe margjinës së gabimit nuk është në mundësi ta projektojë sistemimin e mandateve sipas njësive zgjedhore. fb/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close