Partitë politike

LSDM: Çulev e prish integritetin e MPB-së

Ministri teknik i punëve të brendshme, Naqe Çulev tregoi se për të e rëndësishme është ta mbrojë shefin e tij, Hristijan Mickoski.

29 maj 2020

Çulev duke e mbrojtur shefin e tij Mickoski,  inkurajon urgjenca dhe e prish integritetin e MPB-së

Ministri teknik i punëve të brendshme, Naqe Çulev tregoi se për të e rëndësishme është ta mbrojë shefin e tij, Hristijan Mickoski.

Në vend se të sigurojë zbatim të masave  për parandalim të pandemisë dhe t’i mbrojë qytetarët , Çulev mendon mënyra se si ta arsyetojë njohjen skandaloze të Mickoskit, i  cili tha se është paraqitur në kontrollin e brendshëm, që të kryejë presion për rastin “Palestra”. Çulev, në mënyrë ende më skandaloze shkoi deri atje, që nga pozita e njeriut të parë të MPB-së  tha se secili ka mundur të paraqitet te të punësuarit në MPB dhe të kryejë presion për hetime të hapura, me çka e minon integritetin  e të punësuarve në MPB dhe nxit urgjenca dhe presione.

Është e dukshme se Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE bëjnë gjithçka që ta mbajnë  vendin dhe të krijojnë krizë politike.

Mickoski dhe VMRO-DPMNE e dinë se sjellja e tyre e papërgjegjshme dhe e papjekur, veçanërisht gjatë koronakrizës,  do të ndëshkohet nga qytetarët,  ndërsa Mickoski do të mbahet mend si politikan i cili mundohet të përfitojë mbi shëndetin e qytetarëve.

Sjellja e tyre destruktive është e palejueshme dhe për atë zgjedhjet  janë vendim, ndërsa jo problem.

Me Kuvend të ri dhe me Qeveri  të re politike,  me legjitimet të tërësishëm, institucionet  tërësisht  do të përkushtohen në respektimin  e ligjeve dhe mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve – veçanërisht në periudhën  kur lehtësohen masat dhe kur të gjithë duhet të përgatitemi për valën e re të koronakrizës në vjeshtë.

Qendra për komunikime LSDM

_________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale

 

Back to top button
Close
Close