BotëBotë.Portal

Lorentino Kortizo është presidenti i ri i Panamasë

- Sipas 92 për qind të votave të numëruara nga zgjedhjet e djeshme të përgjithshme, presidenti i ri i Panamasë është ish ministri i Bujqësisë Lorentino "Nito" Kortizo.

Panama Siti, 6 maj 2019 (MIA) – Sipas 92 për qind të votave të numëruara nga zgjedhjet e djeshme të përgjithshme, presidenti i ri i Panamasë është ish ministri i Bujqësisë Lorentino “Nito” Kortizo.

Sipas rezultateve të para jozyrtare 66 vjeçari Kortizo ka fituar 33 për qind të votave, përderisa ish ministri i Punëve të Jashtme Romulo Ruks nga partia opozitare Ndryshimi Demokratik (CD) fitoi 31 për qind.

Kortizo ishte kandidat i Partisë Demokratike Revolucionare (PRD). Ai në skenën politike në Panama është që nga viti 1994 dhe ka kryer shumë funksione, në mesin e të cilëve edhe zëvendës kryetar i Asamblesë Kombëtare dhe ministër për Zhvillim të Bujqësisë .

Ai në vitin 2008 dhe në vitin 2012 nuk arriti të fitojë mjaftueshëm vota që të kandidohet në zgjedhjet presidenciale.

Porosia kryesore e garës parazgjedhore ishte lufta kundër varfërisë, si dhe lufta kundër korrupsionit dhe modernizimi i bujqësisë së Panamasë. fc/

Таг
Back to top button
Close
Close