0_Sport,PortalFutboll

Lopetegi: Për ta mposhtur Vulverhemptonin do të duhet të luajmë ndeshje të shkëlqyeshme

Trajneri i Seviljas, Hulen Lopetegi ndau pritshmëritë e tij për ndeshjen e çerekfinales në Ligën e Evropës kundër Vulverhempton.

Duisburg, 11 gusht 2020 (MIA) – Trajneri i Seviljas, Hulen Lopetegi ndau pritshmëritë e tij për ndeshjen e çerekfinales në Ligën e Evropës kundër Vulverhempton.

“Krejtësisht është mjaft e qartë se për të fituar do të duhet të luajmë ndeshje të shkëlqyeshme. Ju duhet të përqendrohemi në lojën tonë dhe të përdorim kartat tona. Kundërshtari është shumë serioz. Ndeshja, besoj, do të rezultojë e barabartë dhe tejet e vështirë. Ne jemi të gatshëm për zhvillim të tillë. Formati i Ligës së Evropës ka ndryshuar pak, por duhet të përgjigjemi në të njëjtat pyetje si gjatë gjithë sezonit. Ju duhet të tregoni mundësitë maksimale”, theksoi Lopetegi.

Ndeshja do të zhvillohet në Duisburg, sonte me fillim nga ora 21:00. bs/bsh/

Таг

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close