0_Sport,PortalFutbollSport.Slajder

Lopetegi: E respektojmë Interin, por shkojmë në fitore

Trajneri i Sevillës, Hulen Lopetegi ka shprehur optimizëm përpara finales së Ligës së Evropës kundër Interit.

Këln, 21 gusht 2020 (MIA) – Trajneri i Sevillës, Hulen Lopetegi ka shprehur optimizëm përpara finales së Ligës së Evropës kundër Interit.

Lopetegi e vlerësoi kundërshtarin, por tha se qëllimi i skuadrës së tij është që të kthehen në Spanjë me trofe.

“Interi ka një ekip të ekuilibruar. Ata mund të sulmojnë në mënyra të ndryshme dhe të jenë të mirë në mbrojtje, duke u dhënë kundërshtarëve vetëm një shans të vogël. Ne do t’i afrohemi kësaj ndeshje si të gjithë të tjerët. Ne dalim me respekt për kundërshtarin, por qëllimi ynë është ta fitojmë Ligën e Evropës. Për ta arritur këtë, ne duhet të jemi të qetë dhe të mbajmë qetësinë”, tha Lopetegi.

Finalja luhet sonte në Këln me fillim në orën 21:00. ls/fab

Таг
Back to top button
Close
Close