BotëBotë.Portal

Londra apelon për deeskalim të tensioneve në Irak

Britania e Madhe sot pas atentatit të komandantit të njësisë elitare të Gardës Kombëtare të Iranit, Kasem Sulejmani, u bëri thirrje të gjitha palëve  në Irak të kontribuojnë për deeskalim të tensioneve në rajon.

Londër, 3 janar 2020 (MIA) – Britania e Madhe sot pas atentatit të komandantit të njësisë elitare të Gardës Kombëtare të Iranit, Kasem Sulejmani, u bëri thirrje të gjitha palëve  në Irak të kontribuojnë për deeskalim të tensioneve në rajon.

“Gjithmonë kemi konsideruar se njësitet iraniane të gjeneralit Kasem Sulejmani janë kërcënim agresiv. Pas vdekjes së tij, u bëj thirrje të gjitha palëve të deeskalim”, deklaroi ministri britanik i Punëve të jashtme Dominik Rab.

Britania e Madhe gjithashtu e ka rritur sigurinë në bazat e saj ushtarake në Lindjen e Mesme, publikoi “Skaj njuz”, pa cituar burime.

Londra ka rreth 400 ushtarë në Irak, kryesisht në bazën Taxhi në veri të Bagdadit.

Таг
Back to top button
Close
Close