EvropëEvropë.Portal

Londër: Presim përhapje të epidemisë së koronavirusit

Ministri britanik i Shëndetësisë, Met Henkok sot vlerësoi se numri i rasteve të koronavirusit të ri me gjasa do të jetë më i madh nga deri më tani rastet e konfirmuara

Londër, 23 janar 2020 (MIA) – Ministri britanik i Shëndetësisë, Met Henkok sot vlerësoi se numri i rasteve të koronavirusit të ri me gjasa do të jetë më i madh nga deri më tani rastet e konfirmuara.

“Të gjitha viktimat deri më tani kanë qenë nga kontinenti i Kinës. Megjithatë, kjo gjendje e cila shpejt përhapet dhe numri i rasteve të vdekjes dhe i të infektuarve me siguri do të jetë më i madh nga tashmë të konfirmuara”, theksoi Henkok në Parlamentin britanik.

Ai rikujtoi se për momentin janë numër i vogël i të infektuarve në disa shtete mes të cilave edhe Tajlandës, Japonisë, Koresë Jugore, Tajvanit dhe SHBA-së.

“Ende nuk ka raste të konfirmuara të këtij infeksioni të ri në Britaninë e Madhe”, theksoi Henkok.

Kina mbylli sot dy qytete, që janë epiqendra e epidemisë së re të koronavirusit, nga e cila vdiqën 17 njerëz dhe u infektua afër 600 persona të tjerë. Mbyllja e qyteteve gjithashtu nënkupton ndalimin e transportit publik, përfshirë hekurudhat dhe aeroportet. bs/fab

Таг
Back to top button
Close
Close