EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Lokalizohet zjarri i bartësit rus të aeroplanëve, 10 persona të lënduar

Zjarri në bartësin rus të aeroplanëve "Admiral Kuznjecov" është lokalizuar, ndërsa është konfirmuar se arsyeja për zjarrin është kryerja e punëve të saldimit në njësitin e parë për furnizim, kumtoi shefi i Korporatës së bashkuar të ndërtimit të anijeve, Aleksej Rahmanov.

Moskë, 12 dhjetor 2019 (MIA) – Zjarri në bartësin rus të aeroplanëve “Admiral Kuznjecov” është lokalizuar, ndërsa është konfirmuar se arsyeja për zjarrin është kryerja e punëve të saldimit në njësitin e parë për furnizim, kumtoi shefi i Korporatës së bashkuar të ndërtimit të anijeve, Aleksej Rahmanov.

“Në atë moment janë kryer punë për zëvendësimin e njësiteve për furnizim, por një shkëndijë ka rënë në tokë, ku ka pasur karburant të derdhur, pas çka erdhi deri në zjarr”, sqaroi Rahmanov.

Në incident janë lënduar 10 persona, nga të cilët gjashtë janë në gjendje kritike shëndetësore, ndërsa vetëm një është me lëndime më të lehta.

Rahman ende përkujtoi se pas shpërthimit të zjarrit në anijen “Viktor Çernomirdin” është vendosur standard gjatë kryerjes së punëve të saldimit, i cili nënkupton prani të pesë kontrollorëve ushtarakë në rast të punëve të saldimit t’i kryejë një njeri.

“Pyetja është si ka ardhur deri tek zjarri nëse të gjitha punët janë kryer në pajtim me këtë standard. Përgjigje do të marrim pasi do të shuhet tërësisht zjarri”, potencoi Rahmanov. fb/

Таг
Back to top button
Close
Close