
Orlando, 14 qershor 2020 (MIA) – Të gjitha 22 ekipet të cilat marrin pjesë në fazën e fundit të sezonit në NBA, do të fillojnë me testimet për KOVID-19 më 23 qershor, publikoi “ESPN”.
Testimi i të gjithë anëtarëve të ekipit do të zhvillohet në bazë ditore si dhe në dy ditët e fundit para se ekipet të fillojnë me trajnime në kompleksin “Dizni uorld” në Orlando.
Ekipet pritet të arrijnë në Florida midis 7 dhe 9 korrikut.
Data e paralajmëruar për fillimin e kampeve për trajnim është 30 qershori ndërsa ekipet duhet të arrijnë në Floridë më 7 korrik.
Pjesa tjetër e sezonit, që ishte ndërprerë në mars për shkak të pandemisë globale do të mbahet në Orlando me vetëm 22 ekipe. shk/