0_Maqedoni.PortalKurioziteteMagazinëShoqëri

Loja për ndryshime “Lunesol” – avantura e parë edukative narrative

Qendra për inovacione sociale "Blink 42-21" prodhoi lojë edukative digjitale të quajtur "Lunesol", si vegël për edukim dhe trajnim të nxënësve, mësimdhënësve dhe punonjësve rinor për njohje dhe preventivë të radikalizimit që çon drejt ekstremizmit të dhunshëm.

Shkup, 16 shtator 2020 (MIA) – Qendra për inovacione sociale “Blink 42-21” prodhoi lojë edukative digjitale të quajtur “Lunesol”, si vegël për edukim dhe trajnim të nxënësve, mësimdhënësve dhe punonjësve rinor për njohje dhe preventivë të radikalizimit që çon drejt ekstremizmit të dhunshëm.

Loja shfrytëzon metodë të “gejmifikimit” – mësim përmes zbatimit të elementeve të lojës dhe argëtimit me qëllim specifik të kyçen lojtarët në hulumtim dhe zgjidhje të ndonjë problemi.

“Lunesol” është e kapshme në gjuhën shqipe dhe maqedonase në ueb platformën www.lunesol.eu, ndërsa aplikacioni mobil mund të merret përmes Google Play dhe App Store.

“Lunesol” është aventurë narrative që siguron mundësi për “lojë në role”, në të cilën një lojtar mund ta luajë lojën nga perspektiva e ndryshme përmes karaktereve të ndryshme, e që andej të ketë shfaqje për aspekte të ndryshme, motive dhe kërcënime të cilat dalin nga radikalizimi që çon drejt ekstremizmit të dhunshëm.

Projekti “Lojë për ndrsyshime – lojë digjitale -vegël edukative për përforcim të rezistencës së bashkësisë” u realizua në bashkëpunim me Komitetin nacional për parandalim të ekstremizmit të dhunshëm dhe luftës kundër terrorizmit, ministrive të Punëve të Brendshme dhe të Arsimit dhe Shkencës dhe Byrosë për zhvillim të arsimit. Projekti është mbështetur financiarisht nga STRIVE Global Program i Bashkimit Evropian, implmentuar nga foindacioni Hedaja. ab/

Back to top button
Close
Close