EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Llukashenko: Nuk do t’i nënshtrohemi presionit të Moskës për bashkim

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandar Llukashenko e ka akuzuar Moskën sot se ushtron presion mbi vendin e tij që të bashkohet me Rusinë dhe shtoi se atë nuk do ta lejojë.

Minsk, 24 janar 2020 (MIA) – Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandar Llukashenko e ka akuzuar Moskën sot se ushtron presion mbi vendin e tij që të bashkohet me Rusinë dhe shtoi se atë nuk do ta lejojë.

Duke biseduar me punonjës të lindjes së Bjellorusisë, Llukashenko tha: “Ne kemi shtetin tonë, ne jemi shtet sovran dhe i pavarur”.

“Me trutë dhe duart tona fitojmë aq sa mundemi, e ndërtojmë vendin tonë”, ka thënë presidenti i Bjellorusisë dhe ka shtuar: “Nuk mund të jemi pjesë e shtetit tjetër”.

Rusia ka ndaluar furnizimin e naftës ndaj fqinjit të tij pas-sovjektik pas 31 dhjetorit. Dy vendet nuk arritën të merren vesh për çmimin e naftës këtë vit.

Suspendimi rus nuk ka ndikuar në furnizimin e naftës nga Bjellorusia në Evropë ose furnizimin me gaz natyror, por ka pasoja për Bjellorusinë e cila varet nga Rusia me më shumë se 80 për qind të nevojave të saja energjetike. fab/

Back to top button
Close
Close