EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Llukashenko kërcënoi me masa reciproke, si përgjigje ndaj sanksioneve

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandar Llukashenko kërcënoi me masa reciproke, si përgjigje ndaj vendosjes së sanksioneve kundër atij vendi për shkak të rezultateve nga zgjedhjet presidenciale, të cilat nuk u njohën nga opozita, por as nga BE-ja dhe SHBA-ja.

Minsk, 28 gusht 2020 (MIA) – Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandar Llukashenko kërcënoi me masa reciproke, si përgjigje ndaj vendosjes së sanksioneve kundër atij vendi për shkak të rezultateve nga zgjedhjet presidenciale, të cilat nuk u njohën nga opozita, por as nga BE-ja dhe SHBA-ja.

“Unë e urdhërova qeverinë të parashtrojë propozim, të gjitha rrjedhat tregtare nga portet në Lituani të kahëzohen drejt të tjerave. Le të shohim se si do të jetojnë me atë”, tha Llukashenko.

Ministrat e punëve të jashtme të BE-së vendosën sanksione për 20 funksionarë të lartë bjellorusë. të dyshuar për mashtrime zgjedhore dhe represion policor ndaj pjesëmarrësve në protestat qytetare në Bjellorusi.

Presidenti bjellorus sot e urdhëroi gjysmën e armatës të hyjë në gjendje gatishmërie, si përgjigje ndaj asaj që ai e konsideron si kërcënim nga Perëndimi, lajmëroi agjencia Belta.

Ai theksoi se vënia e gjysmës së armatës në regjim të gatishmërisë luftarake “nuk është e lirë”. ab/

Таг
Back to top button
Close
Close