
Minsk, 19 gusht 2020 (MIA) – Presidenti bjellorus Aleksandër Llukashenko sot deklaroi se e ka urdhëruar Ministrinë e Punëve të Brendshme që tu japë fund trazirave në Minsk, të cilat shpërthyen pas zgjedhjeve presidenciale të mbajtura më 9 gusht.
Sipas agjencisë bjelloruse të lajmeve BELTA, Llukashenko ka theksuar se grupit të punonjësve mediatikë të cilët iu bashkëngjitën protestave nuk duhet t’iu lejohet që të kthehen në punë.
Gjithashtu, Llukashenko urdhëroi përforcim të sigurisë së kufirit me qëllim që të pengohet hyrje e “luftëtarëve dhe armëve” në vend. fc/