EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Llukashenko: Bjellorusia do t’i mbyllë kufijtë me Poloninë dhe Lituaninë

- Bjellorusia është e detyruar që ta mbyllë kufirin me Poloninë dhe Lituaninë, si dhe t'i përforcojë kontrollet kufitare me Ukrainën, deklaroi sot presidenti Aleksandër Llukashenko.

Moskë, 17 shtator 2020 (MIA) – Bjellorusia është e detyruar që ta mbyllë kufirin me Poloninë dhe Lituaninë, si dhe t’i përforcojë kontrollet kufitare me Ukrainën, deklaroi sot presidenti Aleksandër Llukashenko.

Llukashenko këtë e tha në kohë kur kriza politike në Bjellorusi pas zgjedhjeve kontestuese presidenciale, për të cilat opozita thotë se ishin të kurdisura, që shkaktoi protesta masive në vend.

Llukashenko e akuzoi Perëndimin për tensionet në Bjellorusi. fc/

Таг
Back to top button
Close
Close