0_Sport,PortalFutboll

Llampard: Verneri është i uritur për gola

Trajneri i Çellzit, Frenk Llampard ka dhënë përshtypjet nga takimi i ndeshjes së parë të kampionatit të Anglisë kundër Brajtonit (3:1).

Londër, 15 shtator 2020 (MIA) – Trajneri i Çellzit, Frenk Llampard ka dhënë përshtypjet nga takimi i ndeshjes së parë të kampionatit të Anglisë kundër Brajtonit (3:1).

“Goli i Xhejmsit më detyroi të ngritëm, na duhej, në atë periudhë nuk ishim në të njëjtin nivel. Mendova se të gjithë jemi në rregull. Nëse e analizoni faktin se ishim bashkë si ekip vetëm katër ditë, vështirë është të pritet se gjithçka do të funksionojë në ndeshjen e parë. Treguam vendosmëri edhe pse me lojë të këtillë mundeshim të humbim pikë vitin e kaluar”, tha Lampard.

Më ka pëlqyer Haverci. Ka edhe shumë për të treguar, kam pasur mbikëqyrje në atë se çka është i aftë. Cilësia e tij do të vjen në shprehje. Timo Verner është i uritur të shënojë gola dhe të jetë i pamëshirshëm”, ka shtuar Llampard.

Në xhiron e radhës Çellzi do të luajë me Liverpulin më 20 shtator. fab/

 

 

 

Таг
Back to top button
Close
Close